Deputetja Rudina Hajdari, që përfaqësonte opozitën e re takimin e kësaj të marte për reformën zgjedhore tregoi pse nuk firmosi marrëveshje.
Në emisionin Opinion, ajo deklaroi: “E para nuk e di si janë mësuar këta por unë jam mësuar t’i lexoj njëherë dokumentet, si do aplikohet pastaj nëse do firmoset apo jo.
Në parim kam qen dakord me tryezën për të bërë bashkëpunim me palët por nga ana tjetër është për tu parë pasi ka mangësi të vogla dhe duhet ta diskutoj me kolegët e mi”.
E pyetur për presion nga ambasadat, zonja Hajdari deklaroi: Presioni është një fabul pasi nuk kemi nevojë të kemi presion nga askush.
“E para ai dokument nuk është në mënyrë korrekte nga ana juridike. Ajo që është e rëndësishme për mua dhe shoqërisë civile është për ndryshimin e sistemit”, theksoi më tej ajo.
Para arritjes së marrëveshjes së të martës, PD dhe PS bënë të qartë se në tryezë nuk është duke u diskutuar një ndryshim i sistemit zgjedhor të proporcionalit rajonal me lista të mbyllura, i cili u vendos me marrëveshje mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në vitin 2008.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit