Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga operacioni “Samba 2020” që çoi në sekuestrimin e 333 kg kokainë në portin e La Spezia. Lënda narkotike vinte nga Brazili dhe konsiderohet si një nga më të mëdha të kapura ndonjëherë në zonë. Ajo ishte e ndarë në 300 pako e fshehur brenda një kontejneri, i cili mbante arka me pllaka graniti.
Vlera e kokainës është rreth 100 milionë euro. Kontejneri u zbulua pas një kontrolli rutinë në bazë të analizës së riskut për shkak të origjinës së tij. Kontejneri u vendos në skaner ku edhe u vu re diçka e pazakontë. Agjentët e doganës dhe GDF vendosën ta hapnin dhe aty gjetën lëndën narkotike. Gjithësi autoritetet italiane nuk u nxituan.
Ata e lejuan kontejnerin të dilte nga porti dhe u vunë në ndjekje të tij. Sapo ai u fut në një magazinë në Massa Carrara aty ndërhynë forcat e policisë. Në pranga u vunë 4 persona nga të cilët një shqiptar me iniciale B.A., një italian, një kroat dhe një brazilian. Sipas mediave italiane droga ishte porositur në Brazil nga Ndragheta dhe mafia shqiptare. /lapsi.al/


“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve