Juventus dëshiron se paku 30 milionë euro për mesfushorin Emre Can.
26-vjeçari ka bërë vetëm tetë paraqitje këtë sezon derisa nuk ishte i përfshirë në skuadër për Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni i Italisë është i gatshëm për ta shitur gjermanin, por kërkon se paku 30 milionë euro.

Can ka vëmendjen e shumë gjigantëve evropian, por ende asnjëri nga ta nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.
Sipas Daily Mail, ish-mesfushori i Liverpool këtë muaj ka refuzuar transferimin në Manchester United në shenjë respekti për klubin e tij të vjetër.
Can mbetet i lidhur me transferimin në PSG./arbresh.info.
Maqedonci në Gjermani diskuton për bashkëpunimin në fushën e...
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...