Në Britaninë e madhe çështja e Princ Harry-it dhe Meghan zë faqet e para të mediave. Së fundi, mbretëresha Elizabeth ka pranuar një “periudhë tranzicioni”, në të cilën Duka dhe Dukesha e Sussex do të jetojnë në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Me anë të një komunikate për shtyp, Mbretëresha Elizabet thotë se “e mbështetë plotësisht” dëshirën e Harry dhe Meghan për “një jetë më të pavarur”, edhe pse shton se do të preferonte “që të vazhdonin të punonin me kohë të plotë për Familjen Mbretërore”.
“Kemi rënë dakord që të ketë një periudhë tranzicioni ku të kalojnë kohë në Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar. Këto janë çështje të ndërlikuar që duhet të zgjidhë familja ime dhe ka punë për të bërë, por kam kërkuar që vendimi përfundimtar të merret në ditët në vijim”, lexohet në komunikatën e publikuar nga Buckingham Palace.
Mbledhja e familja mbrëtore ka zgjatur më shumë se dy orë dhe të pranishëm kanë qenë dhe Harry, vëllai i tij Ëilliam dhe princi Charls.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...