Fat i keq për Era Shalën, skitarja kosovare ka thyer këmbën gjatë përgatitjeve
Fati nuk e ka përcjell Era Shalën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.
Përkundër vullnetit të madh të dëshirës për të garuar në një ngjarje të tillë, skitarja kosovare me të ardhme të ndritur, sot ka thyer këmbën gjatë përgatitjeve, një ditë para garës debutuese në sllallom të madh.
16-vjeçarja ishte duke u përgatitur në qendrën skitare “Les Diablerets” me trajnerët, Feim Kollçaku e Bujar Turjaka, kur theu këmbën.
Menjëherë, në ndihmë asaj i kanë dalur forcat emergjente të mjekësisë zvicerane, të cilat e bartën me helikopter nga qendra skitare në spitalin e Lozanës, CHUV.


Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...