Programi për trajtimin e sëmundjeve të rralla për vitin 2020 është shpallur në Gazetën zyrtare dhe buxheti i këtij programi do të jetë 527 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri i Shëndetësisë sot deklaroi se me këtë Program sigurohet standard për trajtimin e personave me sëmundje të rralla, i ngjashëm me standardin e trajtimit të sëmundjeve tjera në sistemin shëndetësor, në përputhje me normat botërore për shëndetësi dhe buxhetit të siguruar për sëmundjet e rralla.
“Për dy vite janë shtuar dy ilaçe, ndër të cilat ai për sëmundjen polineuropatinë amiloide familjare, ai për anemi aplastike, atrofi muskulore të shpinës, terapi ampulare dhe tabletare për pacientët e prekur nga sëmundja Gaucher, si dhe ilaç për pacientët me fibrozë idiopatike të mushkërive”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së shëndetësisë.
Nga kjo ministri theksojnë se për herë të parë, në vitin 2018 është krijuar regjistri elektronik për sëmundje të rralla, diagnoza e tyre, terapia e duhur, klinika përkatëse për sëmundjen në fjalë si dhe mjeku përkatës./Telegrafi/
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban
Gjykimi i Thaçit në rastin e administrimit të drejtësisë, ca...
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...