Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 16:00, te menza e studentëve.
Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut. /arbresh.info/
Nis seanca për çmimin dhe faturimin e rrymës, Haxhiu kritiko...
Shala i PDK-së: Sektori i energjisë në Kosovë në gjendje të ...
KE i FSHF-së miraton investimin për “Air Albania”...
Haradinaj: Kurti vendosi të shkojë në zgjedhje kur e bëri Qe...
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...