Një portret i familjes mbretërore që shënoi dekadën e re, mund të ketë qenë ‘shtysa’ e fundit për Princin Harry dhe Meghan Markle që të largohen nga ata.
Fotografia e Mbretëreshës, 93 vjeçe, përkrah Princit të Uellsit, Dukës së Kembrixhit dhe Princi gjashtëvjeçar George është realizuar në dhomën e fronit të Pallatit Buckingham më 18 Dhjetor, ndërsa Duka dhe Dukesha e Sussexit ishin larg në Kanada, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Korrespondenti mbretëror i ITV Chris Ship përshkroi se si portreti mund të jetë marrë keq nga Duka dhe Dukesha e Sussexit, pas një viti në të cilin vëllezërit dikur të pandashëm vazhduan të shkëputen, dhe Meghan pranoi se po luftonte me jetën si anëtare e familjes mbretërore.
Ai tha: ‘Portreti që Pallati Buckingham publikoi për të shënuar fillimin e dekadës. Ishte Mbretëresha dhe tre mbretërit e ardhshëm – dhe gjithashtu kishte një video të tyre duke treguar përgatitjet e Krishtëlindjes”.
“Unë nuk po them se ata përjashtuan Harryn dhe Meghan sepse ishte një fakt brutal që Harry nuk ishte kurrë pjesë e asaj linje të suksesit, por fillimi i një dekade u ndje sikur familja mbretërore po përqendrohej shumë në të ardhmen – “Mbretëreshën dhe tre trashëgimtarët e saj”, shton ai.
Fotografia ishte vetëm hera e dytë që është publikuar një portret i Madhështisë së saj dhe tre trashëgimtarëve të saj.
E para u publikua në prill 2016 për të shënuar 90-vjetorin e Mbretëreshës. Një imazh i ngjashëm i familjes mbretërore u paraqit gjatë fjalimit të Krishtëlindjes, së Mbretëreshës vitin e kaluar.

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...