“Pengesat” finale që po i përmend nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, kanë të bëjnë me kontrollin që Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, dëshiron të shtrijë edhe tek ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
LEXO Edhe: Haziri: Ka pengesa tjera në bisedimet me VV’në , jo çështja e Presidentit dhe Ministrive
Kështu merr vesh arbresh.info nga burime brenda LDK-së, duke konfirmuar edhe një herë nënshkrimin e marrëveshjes, të premten.
“Albin Kurti po kërkon kontroll edhe mbi ministrat e LDK-së, në çdo aspekt. Isa Mustafa nuk po e pranon”, është shprehur ky burim.
Takimi i sotëm ndërmjet dy liderëve dhe palëve negociuese pritet të definojë këtë çështje, për t’i hapë rrugë marrëveshjes finale qeverisëse.
LEXO Edhe: Në ditën e “xhuma”, marrëveshja LVV-LDK
Deri më tani palët janë dakorduar për ndarjen e pushtetit. Vetëvendosjes udhëheqë me Kuvendin, do të këtë kryeministrin, një zëvendëskryeministër dhe katër ministri, ndërsa LDK-ja një zëvendëskryeministër, gjashtë ministri. Në këtë marrëveshje përfshihet edhe posti i Presidentit, por që garantohen vetëm votat e Vetëvendosjes. Në kohën kur në krye të Presidencës vie LDK-ja, me Ministrinë e Brendshme do të udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje./arbresh.info/
Sorensen nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj
Hysen Durmishi: 85% e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë ...
LDK në takim maratonë, mbi tri orë diskutime – çka po ndodh?
Ngricat mbyllin aeroportet nëpër Evropë
Arratisje “spektakolare” në Durrës, Altin Ndoci ikën nga spi...