Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të premten do të “kurorëzojnë” parimet e tyre partiake për të qeverisur në vitet e ardhshme.
Burime të arbresh.info brenda LDK-së, bëjnë të ditur se përfundimisht nesër, do të nënshkruhet edhe formalisht koalicioni ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës.
“Nesër do të nënshkruhet, sot mund të takohen për të finalizuar edhe ndonjë pikë dhe kohën e nënshkrimit”, bënë të ditur ky burim.
Takimin e sotëm e ka konfirmuar për arbresh.info edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
“Po, ka takim sot. Por, jo në orën 14:00, diku rreth orës 15:00”, është shprehur Manxhuka.
Sipas negociatave të deritanishme Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë edhe Ministrinë e Jashtme, ndërsa Vetëvendosje nuk heqë dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Sa i përket postit të Presidentit, sipas kërkesës së Vetëvendosjes, Ministria e Brendshme do t’i kalojë kësaj partie në kohën kur LDK-ja do të vendoset në krye të shtetit.
Pas dakordimit, koalicioni LVV-LDK do t’i dorëzojë presidentit, Hashim Thaçi, propozimin për mandatarin e qeverisë.
Pas kësaj, Presidenti i dorëzon Kuvendit të Kosovës emrin e Albin Kurtit, konkretisht të nominuarit të partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Kryesia e Kuvendit më pas cakton seancën për votimin e qeverisë.
Pasi të bëhen të ditur emrat e ministrave të LVV-LDK, Kurti ka deklaruar se do të bëjë publik edhe emrin e ministrit nga komunitetet pakicë jo serbe, dhe emrin e ministrit serb./arbresh.info/
Kreu i AAK-së viziton BIK-un dhe përcjell urime për festën
Kurti në BIK për ta uruar Bajramin, kujton hoxhallarët e rën...
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...
Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë
Pacolli uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për çd...
Ambasadori gjerman: Dialogu dhe zbatimi i ligjeve, kyç për s...