Deputetja e LV-së, Albulena Haxhiu ka shkruar se lajmi për zhdukjen e shokut të dhomës së Astrit Deharit, ishte tronditja e radhës, raporton Gazeta Express.
Haxhiu ka shkruar në Facebook se sikurse mbrëmë nuk kanë asnjë informacion nëse lajmet në fjalë janë të sakta, e nëse po çka do të bëjnë institucionet në këtë drejtim.
Ajo ka kërkuar që familja, aktivistët dhe qytetarët të njoftohen sa më parë për rastin.
“Mbrëmë nga portali “kallxo” u informuam se njëri nga personat që ka qenë në dhomë me aktivistin tonë Astrit Dehari është zhdukur. Padyshim se ky lajm ishte tronditje e radhës për të gjithë ne që kërkojmë drejtësi për Astritin!
Sikurse mbrëmë as sot nuk kemi asnjë informacion se a janë të sakta këto lajme, nëse po, çfarë po bëjnë institucionet në këtë drejtim.
Familja, aktivistët dhe qytetarët duhet të njoftohen sa më parë.
Drejtësi për Astrit Deharin”
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...