Lëvizja Vetëvendosje nuk i dërgon sot propozimin për mandatarin presidentit, Hashim Thaçi.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, shkruan arbresh.info.
Vetëvendosje zotohet se këto ditë do të dorëzojë emrin, që Presidenti t’ia drejtojë Drekretin me propozimin e Vetëvendosjes Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Komunikata e plotë:
Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër.
Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim.
Pas pranimit të shkresës sonë zyrtare, në respekt të Kushtetutës, Nenit 95 pika 1, dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese presim që Presidenti t’ia drejtojë Drekretin me propozimin tonë Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës./arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...