Henley Passport Index ka radhitur pasaportat më të fuqishme të botës për vitin 2020.
Radhitja u bë në bazë të numrit të vendeve që mund të kenë akses poseduesit e këtyre pasaportave.
Në mënyrë surprizuese vendin e parë e zë Japonia me plot 191 destinacione, e ndjekur nga Singapori me 190 destinacione.
Në vendin e tretë renditet Korea e Jugut me 189 destinacione. Vendi i preferuar i shqiptarëve, Gjermani rënditet e treta gjithashtu me 189 destinacione. Fqinjët e Italisë rënditen në vendin e 4 me 188 destinacione. SHBA dhe Britania e Madhe rënditen në vendin e 8 me plot 184 destinacione.
Shqipëria mban vendin e 54 me 114 destinacione. Të gjitha vendet e rajonit janë më lart se vendi ynë. Maqedonia e Veriut rënditet në vendin e 47 me 123 destinacione, Bonje dhe Hercegovina rënditet në vendin 52 me 117 destinacione, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 vende dhe Serbia në vendin e 33 me 133 destinacione.Ndërsa Kosova mban vendin e 99 me 40 destinacione.
Në vendin e fundit rënditet Afganistani me 26 destinacione./TCH




Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër