Ish-ylli i Chelseas, Pat Nevin ka zbuluar se ishte afër për të vrarë presidentin e “Bluve”, Roman Abramovich në aksident.
Skocezi ka luajtur afër 200 ndeshje te Chelsea mes viteve 1983 – 1988, transmeton portali arbresh.info.
Nevin ka thënë se ishte në pushime në ishullin Arran të Skocisë dhe ishte afër për të goditur me makinë presidentin e klubit, ky i fundit ishte duke vozitur biçikletë.

“Para tri viteve, isha në pushime në Arran dhe isha duke vozitur në ishull. Në korner për pak se nuk vrava një njeri i cili ishte në biçikletë. Ia dola të largohesha në momentin e fundit. Ishte Roman Abramovich”
“Çfarë tregimi do të ishte nëse do të kisha vrarë Roman Abramovich, mirëpo nuk ndodhi. Ai ende nuk e di se isha unë”
Abramovich ka bërë shumë për Chelsean që nga viti 2003./arbresh.info.
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore