Qyteti Maarat al-Numan në provincën e Idlibit në veriperëndim të Sirisë, provincë e cila është nën sulmet intensive të regjimit të Bashar al-Assadit dhe mbështetësve të tij, është filmuar nga ajri me “dron”, raporton Anadolu Agency (AA).
Vazhdojnë sulmet e regjimit të Assadit, Rusisë dhe grupeve të huaja terroriste të mbështetura nga Irani ndaj vendbanimeve civile në jug të Idlibit.
Në shënjestër të sulmeve gjendet edhe qytetit Maarat al-Numan në jug të Idlibit.
Kanali i transmetuesit publik turk TRT, në gjuhën arabe, filmoi me dron bombardimin e qytetit. Në pamjet në fjalë mund të shihen bombat e hedhura mbi shtëpitë e civilëve.
Nga sulmet intensive dhjetëra mijëra civilë ishin detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Ndryshe, gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.
Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.
Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...