Është gjendur 15-vjeçarja e zhdukur në Prishtinë, e cila erdhi nga diaspora për pushime për festat e fund-vitit.
Familja Zagori që jeton në Austri ka konfirmuar për “Indeksonline” se vajza e tyre u gjet në njërën prej rrugëve të Fushë-Kosovës.
“E kemi gjetur qikën. Tash është duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës. Motra e vet e ka gjet, e ka pa një kerr të dyshimtë dhe ata personat kanë ikë…”, thonë familjarët.
Ndryshe, vajza e kësaj familjeje 15- vjeçare, Erisa është zhdukur dy net më parë. Familjarët kanë njoftuar Policinë e Kosovës për zhdukjen e vajzës së tyre.
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit