Libani ka pranuar një njoftim të kuq nga Interpoli për arrestimin e të ish bosit të arratisur të Nissanit, Carlos Ghosn.
Kërkesa u pranua nga forcat e sigurisë së brendshme të Libanit dhe do t’i dërgohet gjyqësorit, raporton Reuters, transmeton portali arbresh.info.
Ghosn, që po përballej me gjyqin në Japoni për krim financiar, arriti në Bejrut në natën e Vitit të Ri.

Avioni privat me të cilin ai u arratis raportohet të jetë ulur fillimisht në Stamboll, që ka bërë të nisin hetimet nga Turqia.
Sipas mediave turke, shtatë arrestime janë bërë në lidhje me rastin – katër pilotë, një menaxher i kompanisë dhe punonjës të aeroportit.
Një “njoftim i kuq” i Interpolit është një kërkesë për policinë në të gjithë botën për të arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose ndonjë veprim tjetër juridik të ngjashëm.
Sidoqoftë, Libani nuk ka asnjë traktat ekstradimi me Japoninë./arbresh.info/
Kosova pjesë e Bordit të Paqes, Abdixhiku: LDK i gëzohet kët...
Operacioni “Bregdeti”/ Konfiskohen mbi 76 kg mariuhanë, arr...
Sveçla për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes: Një hap...
Real Madridi thyen rekorde financiare dhe udhëheq renditjen ...
Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Sp...
Njoftim për konsumatorët dhe mediat – Kujdes nga mesazhet ma...