Pesë persona kanë përfunduar në spital me plagë pasi dy makina janë përplasur kokë më kokë paraditen e sotme në aksion nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit.
Gazetarja e Panorama, ka siguruar pamjet nga aksidenti që sic duket nga fotot, përplasja ka qenë e fortë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Maliq/Informacion paraprak
Më datë 30.12.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në hyrje të Maliqit, janë përplasur mjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen E.B., dhe mjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin Gj.M, rreth 26 vjeç.
Për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjere, konkretisht shtetaset E.T., D.T., të dyja pasagjere në mjetin tip “Golf” dhe shtetasja L.Sh, pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...