Edhe nga Policia e Kosovës është deklaruar për veprimet që do të ndërmarrin për deklaratat skandaloze të anëtarit të Nismës, Haxhi Hoti ndaj kryetarit të VV-së, Albin Kurti.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani se është duke u merr me rastin e anëtarit të NISMA-s, Haxhi Hotit.
Ai ka thënë se policia e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime konform autorizimeve ligjore.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar dhe sipas deryrës zyrtare ka ndërmarr veprimet konform autorizimeve ligjore që ka. Të gjitha veprimet e mëtejm do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë ai.
Ndryshe, zyrtari i Nismës, Haxhi Hoti e ka fshirë postimin e tij pas bujës së shkaktuar në opinion, nga ku ka kërkuar falje dhe se sipas tij gjithçka ka ndodhur për shkak të një gabimi teknik. / arbresh.info /
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin