Dekorohet pas vdekjes me urdhrin “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari” luftëtari Hashim Haliti

15:27 | 26 Dhjetor 2019
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari”, pas vdekjes, Hashim Halitin, një prej luftëtarëve të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Haliti ishte zëvendëskomandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” dhe më vonë edhe Shef i Sektorit për Operacione në Zonën e Drenicës.

“Familja Haliti ka dhënë kontribut të çmuar në luftën tonë çlirimtare”, tha Thaçi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale