Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Dhurata Dora, javë më parë lansoi bashkëpunimin ndërkombëtar me Maitre Gims dhe DJ Assad.
Ndonëse është lansuar vetëm në versionin audio, kënga u mirëprit dhe tashmë ka kaluar shifrën e 1.5 milion klikimeve në platformën digjitale, YouTube.
Megjithatë, vitin 2019 duket se 27-vjeçarja do e përmbyllë me një tjetër këngë që pritet të publikohet nesër (e enjte).
Përderisa dje festoi ditëlindjen, këngëtarja Dora publikoi një video të dy mikeshave të saj të ngushta që zbulon më shumë rreth këngës së re.
“Kënga ime vjen të enjten. A jeni gati për këtë”, është përshkrimi që ia ka vënë postimit të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Duke mos zbuluar asgjë më shumë për publikun, Dhurata ka bërë që gjithçka të mbetet befasi deri ditën e nesërme.
Sidoqoftë, ajo këtë vit korri suksese të mëdha me “Zemër” në bashkëpunim me reperin francez, Soolkin, projekti i të cilëve u shndërrua në një mega hit ndërkombëtar që theu rekorde. /Telegrafi/
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës