Një rast i rëndë ka ndodhur pasditen e të martës në Francë ku dy fëmijë njëri 5 vjet, tjetri 2 u mbyten duke luajtur pranë lumit në Francë.
Njëra nga viktimat (vajza) ka lindur në vitin 2014, dhe (vëllau) tjetri në 2017. Tragjedia ka ndodhur në Moingt, ujërat e të cilit e kanë rritur nivelin kohët e fundit nga shiu i fortë.
Nëna 35-vjeçare nga Kosova ishte duke ngrënë me fëmijët në një restorant fast-food, përpara se t’i merrte me vete në fund të pasdites për të luajtur pranë lumit në Montbrison.
Sipas deklaratave të saj, fillimisht në ujë ka rënë vëllai, ndërsa motra e tij u përpoq ta kapte para se të rrëmbehej nga rrjedha por u mbyt edhe ajo.
Edhe nëna e tyre ka hyrë në ujë për t’i shpëtuar, por nuk ka arritur t’i kthente në jetë. Ajo ka lajmëruar njerëzit përreth që të njoftojnë shërbimet e urgjencës, por edhe këta nuk mund të bënin asgjë.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...