Policia e Vlorës ka bërë me dije se është zbardhur ngjarja e djeshme ku një makine i është vënë flaka.
Sipas bluve të Vlorës bëhet me dije se mjetin në pronësi të shtetases A.K, e ka djegur djali i saj 23 vjeçari K.K.
Sipas tyre bëhet fjalë për motive të dobëta.
Zbardhet ngjarja e ndodhur nē zonën e Skelës ku u dogj plotësisht një automjet.
Ditën e djeshme, në zonën e skelës, automjeti tip Renault Clio, në pronësi të shtetases A.K, u përfshi nga flakët dhe për pasojë u dogj plotësisht.
Menjëherë policia filloi hetimet në lidhje me rastin, ku nga hetimet dhe provat e grumbulluara, u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autorit duke vendosur para përgjegjësisë penale shtetasin:
K.K., 23 vjeç, banues në Vlorë, i biri i shtetases A.K (pronares së mjetit).
Specialistët e hetimit të krimit kanë zbuluar se ky shtetas i ka vënë zjarrin mjetit të nënës së tij, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...