Pas dy tremujorëve të ndrydhur, ekonomia ka shfaqur shenja gjallërimi në tremujorin e tretë.
Instituti i statistikave raportoi se në periudhën korrik shtator, rritja ekonomike u përshpejtua në 3.81 për qind, e mbështetur nga ecuria e fortë e turizmit, por edhe industrisë.
Në krahun e kërkesës, rritja ekonomike është nxitur nga konsumi i popullatës, që në tremujorin e tretë shënoi një nga normat më të larta të rritjes gjatë viteve të fundit. Por investimet, një tjetër komponent kyç për rritjen ekonomike në afatgjatë, janë në rënie për shkak të përfundimit të gazsjellësit Tap.
Në total si 9 mujor ekonomia shqiptare është rritur me 2.95 për qind krahasuar me një vit më parë, çka mbetet ende sërish poshtë nivelit prej 3.5 për qind që programon qeveria./TCH
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...