Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Evropë të grave që diplomojnë në Shkencë, Teknologji dhe Inxhinieri; ose Matematikë.
Pesha e të diplomuarve në këto disiplina në vitin 2015 ishte 53.1%. Konkretisht, është i vetmi vend në Evropë ku më shumë gra se burra që janë diplomuar në shkencat ekzakte.
Një studim i fundit i kryer nga dy psikologë dhe hulumtues nga Universiteti i Missouri dhe Leeds Beckett ka ardhur në përfundim që barazia gjinore mban gratë larg shkencës.
Ata e kanë quajtur këto fenomene si “paradoksi i barazisë gjinore”, transmeton portali arbresh.info.

Ato adresojnë fenomenin se sa më shumë gra kanë arritur barazinë gjinore në një shoqëri, aq më pak ato zgjedhin të studiojnë në profile të tilla si Shkencë, Teknologji, Inxhinieri ose Matematikë, duke krijuar kështu një lidhje negative midis këtyre dy treguesve.
Nga grafiku i publikuar nga IlSole InfoData 24 hours, pas Shqipërisë, përqindja më e lartë e grave që janë diplomuar në një nga disiplinat e mësipërme është Maqedonia, me 45.1%.
Përqindja më e lartë e grave që janë diplomuar në shkencë është kryesisht në vendet e Evropës Lindore, ndërsa më e ulëta në Evropën Perëndimore.
Luksemburgu ka përqindjen më të ulët të grave të diplomuara në shkencë me 21.8% dhe Zvicrën me 22.73%, megjithëse në lidhje me indeksin e barazisë gjinore, kanë shënuar pikë të larta.
Shqipëria, megjithëse krahasohet me rajonin, është pozicionuar më mirë përsa i përket barazisë gjinore, ka përqindjen më të lartë të grave shkencëtare.
Vendet me barazinë më të lartë janë vendet Nordike, Finlanda dhe Norvegjia.
Por edhe pse këto gra kanë arritur pozicionin që dëshirojnë në shoqëritë e këtyre vendeve, vetëm 27 dhe 29 përqind e këtyre grave kanë zgjedhur të kenë një karrierë në shkencë./arbresh.info/
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...