4 orët e fundit, në Durrës janë regjistruar sasi të mëdha reshjesh.
Moti i keq, i shoqëruar me rebeshe shiu dhe erë të fortë, e ka bërë thuajse të pakalueshme shëtitoren “Taulantia”.
Pamjet filmike të xhiruara nga “DurrësLajm” tregojnë jo vetëm furinë e dallgëve të detit, por edhe nivelin e lartë të ujit të pranishëm përgjatë shëtitores.
Vetëm gjatë ditës së hënë pritet reduktim i sasisë së reshjeve.
Për shkak të kushteve aspak të favorshme detare, një nga tragetet e linjës Bari-Durrës që duhej të mbërrinte në mëngjes në Durrës ka shtyrë lundrimin dhe është nisur drejt portit shqiptar mëngjesin e sotëm dhe parashikohet të mbërrijë pas orës 14.00.
Ndërkohë një tjetër traget ka mbërritur me vonesë prej dy orësh, ndërsa ka nisur dhe fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime në atdhe këtë fundvit.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...