Autoritetet vendore kanë prishur pjesërisht godinën e rrënuar në Durrës, që rrezikonte të shembej e dëmtonte godinat pranë.
Objekti i vjetër ndodhej në lagjen 11, te Rruga e Kuminit, dhe u shemb nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Durrës në mbështetje të të cilit kanë qenë Policia bashkiake, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të njësisë administrative Nr. 2.

Strukturat bënë të mundur prishjen e pjesshme të godinës, e cila si pasojë e kushteve të këqija klimaterike rrezikonte shembjen duke dëmtuar banesat përreth si dhe duke vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e qytetarëve./tch

Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...