Fjalët e fundit të pilotëve të aeroplanit transportues që u rrëzua në Teksas në fillim të këtij viti, janë zbuluar në një transkript.
Pilotët Sean Archuleta, Ricky Blakely dhe Conrad Jules Askawas, humbën jetën kur aeroplani i tyre u rrëzuar më 23 shkurt në Gjirin Trinity në afërsi të Anahauc, transmeton Telegrafi.

Transkripti i fjalëve të tyre të fundit është publikuar nga agjencia e aviacionit, derisa hetuesit janë duke vazhduar të hetojnë shkakun që qoi në rrëzimin e aeroplanit.
Aeroplani që po transportonte mallra nga Miami për në aeroportin ndërkombëtar të Houston George Bush, u rrëzua pak momente para se të ateronte.

Në transkript njëri nga pilotët dëgjohet duke thënë se janë duke humbur shpejtësinë. E pak sekonda më pas një pilot tjetër dëgjohet duke u lutur: “Oh zot, ki mëshirë për mua”.

E momente i rrëzimit të aeroplanit ishte filmuar nga një kamerë e sigurisë e vendosur në shtyllën elektrike në oborrin e një shtëpie private.
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...
Zhduket një 28-vjeçar në Durrës, prej 10 ditësh asnjë kontak...
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...