Një tërmet i fuqishëm goditi në veri të Afganistanit, duke i detyruar banorët e disa qyteteve të dalin në rrugë.
Raporte për viktima apo dëme materiale nuk ka.
Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti kishte fuqinë prej 6.1 shkallësh të Richterit.
Sipas burimit të njëjtë, epiqendra u regjistrua 51 kilometra larg qytetit Jurm në provincën Badakhshan dhe në 200 kilometra thellësi.
Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, dhe atë të Pakistanit, Islamabad, transmeton express.
Tërmetet janë të shpeshta në këtë rajon.
Në tetor të vitit 2015, mbi 400 njerëz kanë humbur jetën dhe disa mijëra kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti në Afganistan, Pakistan dhe Indi.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...