Opinionisti Adnan Merovci ka thënë se Vetëvendosje e ka obligim institucionalizimin e Qeverisë.
Sipas tij LDK si partner i koalicionit dhe parti që ka dalë e dyta në zgjedhje ka obligim shtet-ndërtues dhe politik, por sipas tij është Lëvizja Vetëvendosje ajo që duhet ta udhëheq vallen.
Ndërkaq duke folur për pozitën e presidentit, Merovci ka thënë se president mund të jetë secili kryetar i partisë.
Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë, LDK-ja është e hapur për këtë çështje dhe nuk ka të përcaktuar asnjë emër për këtë pozitë.
“Tani po dëgjoj fjalë se emri i presidentit duhet të jetë unifikues, president mund të jetë secili kryetar i partisë. LDK është shumë e hapur rreth kësaj, definitivisht nuk ka një emër. Ajo nuk po kërkon që ta përcaktojë një emër. Nuk është çështje kërkese, është çështje marrëveshje. LDK mendon që pozita e presidentit duhet t’i takojë asaj si propozim. Kush garanton sot që kandidati i LDK-së votohet nga të gjithë deputetët e LDK-së”, ka thënë ai.
Mervoci ka shtuar se nëse nuk merren vesh tani për pozitën e presidentit, atëherë në kohën kur zgjidhet presidenti duhet të propozohen katër kandidatë.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës