Juventus dhe Inter janë në garë për mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal.
Kampioni italian i Serie A, Juventus është gati të futet në garë për mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal, sipas asaj që raporton Telelombardia.
Kiliani ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga klubi katalanas, pasi që trajneri nuk i ka siguruar një vend titullari në formacioni e tij.
Gjatë ditës së El Clasicos ka pasur raportime se Vidal është zemëruar me stafin e trajnerëve, pasi ata i kanë kumtuar lajmin se nuk do të jetë pjesë e formacionit startues për ndeshjen e zhvilluar mbrëmë.
Për kilianin i interesuar është edhe klubi tjetër Italian, me Antoni Conten i cili ka shprehur dëshirën që ta ketë në skuadër lojtarin të cilin e kishte nën urdhërat e tij sa ishte pjesë e Juventusit.
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...