Duka i Cambridge, princi William, ka treguar se përpiqet t’i mësojë fëmijët e tij për çështjet për të cilat është shqetësuar edhe nëna e tij e ndjerë, Diana, princesha e Walesit.
Gjatë pjesëmarrjes në një emision televiziv britanik, mes këtyre çështjeve i ka përmendur problemet me të cilat përballen të pastrehët.
William ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij, Kate Middleton, përpiqen që princi George, princesha Charlotte dhe princi Louis, të dinë sa më shumë lidhur me të pastrehët dhe varfërinë, gjë të cilat i konsiderojnë probleme të mëdha të ditëve të sotme.

Në një vizitë që i ka bërë organizatës humanitare, The Passage, e cila i ndihmon të pastrehët, princi është përpjekur ta ngrejë vetëdijesimin për t’i ndihmuar të varfrit.
Kur është pyetur se ai edukon fëmijët e tij për problemet e këtilla, William ka pohuar se kur e sheh dikë duke fjetur në rrugë, u flet fëmijëve të tij pikërisht për këta njerëz.
“Më duhet të them se George, Charlotte dhe Louis janë shumë të interesuar për këtë problem. Shpesh, njësoj si edhe fëmijët tjerë, pyesin se pse ata njerëz nuk mund të shkojnë në shtëpi”, ka treguar princi.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...