Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dy nga dëshmorët më të rinj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Valon Malaj ishte vetëm 16-vjeç, ndërsa Domenik Përgegaj vetëm 17-vjeç kur ranë dëshmorë në Gllogjan.\
Haradinaj tha se ata ranë që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mblodhi në gjirin e saj edhe luftëtarë shumë të rinj, por të vendosur për lirinë e vendit. Valon Malaj e Domenik Përgegaj, trimat 16 dhe 17 vjeçar nga Gjakova, fituan përjetësinë në Gllogjan, 21 vite më parë. Ata ranë, që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë. Lavdi!”, tha Haradinaj.
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit