Senati i SHBA-së ka pranuar një projektligj i cili i quan “gjenocid” ngjarjet armene të vitit 1915.
Projektligji i votuar sot ishte paraqitur nga senatorit Demokrat Bob Menendez dhe senatori Republikan Ted Cruz.
Në seancën plenare të Senatit të mbajtur për projektrezolutën, asnjë nga senatorët nuk e kundërshtoi votimin.
Projektligji, i cili paraqet një rregullim që pasqyron opinionin e Senatit lidhur me këtë çështje, nuk përmban obligim ligjor.
Më herët, votimi i projektligjit ishte bllokuar nga senatorët Lindsey Graham dhe David Perdue.
Më 29 tetor, Dhoma e Përfaqësuesve me 405 vota për dhe 11 kundër votoi në favor të një projektrezolute që i njihte si “gjenocid” ngjarjet e vitit 1915.
Qëndrimi i Turqisë është se vdekja e armenëve në Anadollin lindor në vitin 1915 ndodhi kur disa morën anën me rusët pushtues dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Një zhvendosje e mëvonshme e armenëve rezultoi në viktima të shumta.
Ankaraja nuk e pranon gjenocidin e pretenduar, por pranon se pati viktima nga të dyja palët gjatë ngjarjeve të Luftës së Parë Botëorore.
Turqia kundërshton paraqitjen e incidenteve si “gjenocid”, por ngjarjet e vitit 1915 i përshkruan si një tragjedi për të dyja palët.
Ankaraja në mënyrë të përsëritur ka propozuar krijimin e një komisioni të përbashkët të historianëve nga Turqia dhe Armenia, si dhe të ekspertëve ndërkombëtarë për të trajtuar këtë çështje.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...