Kina dhe SHBA janë afër një marrëveshjeje që do të përbënte një moment historik në luftën e tyre tregtare gati dyvjeçare, pohoi presidenti amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Po i afrohemi shumë një marrëveshjeje të madhe me Kinën. Ata e dëshirojnë atë dhe po ashtu edhe ne”, tha Trump në rrjetin social Twitter.
Mosmarrëveshja tregtare midis dy ekonomive kryesore të botës ka krijuar lëvizje të mëdha nëpër bursat globale për shkak të frikës se kjo mund të shkaktojë një ngadalësim ekonomik global.
Indeksi Dow u rrit më shumë se 300 pikë pas njoftimit të presidentit amerikan, duke arritur nivele të larta rekorde.
Çështjet e ngritura nga Washingtoni janë bilanci tregtar, pasi SHBA kishte një deficit tregtar prej 378,6 miliardë dollarë me Kinën në vitin 2018, si dhe shqetësimet për vjedhjen e pronës intelektuale, përfshirë ato që administrata Trump i ka përshkruar si politika të Pekinit për të detyruar firmat amerikane të transferojnë njohuri intelektuale për të bërë biznes në Kinë.
Trump ka imponuar tarifa të kohëpaskohshme për mallrat kineze dhe Kina është përgjigjur në mënyrë të njëjtë.
Deri më tani, SHBA ka vendosur tarifa për importet kineze në vlerë prej rreth 360 miliardë dollarësh.
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...