Driton Kuka ia ka uruar në mënyrë të veçantë fitimin e medaljes së artë xhudistes, Distria Krasniqi.
Distria Krasniqi ka mposhtur me ippon mongolezen Narantsetseg Ganbaatar për të fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Qingdao të Kinës.
Ky triumf i xhudistes pejane në një vend që nuk njeh pavarësinë e Kosovës, si Kina, e ka bërë krenar trajnerin e saj, Driton Kuka.
Kuka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’ia uruar triumfin Distrias, e cila sipas tij i ka bërë krenar shqiptarët gjithandej botës.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:
Pak vëmendje ju lutem …
Kosova gjithandej në Kinë …
Urime e arta Distria!
Dhuratën më të bukur të ditëlindjes ja dhurove vetes me djersë e mund por jo vetëm.,
Shqiptarët në mbarë Botën krenar me ty!
Treneri në veçanti
Lexo edhe: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Kinë

Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...