Xhudistja Distria Krasniqi, ka arritur të fitojë medaljen e artë për Kosovën në kategorinë deri në 48 kilogramë në World Judo Masters.
Distria në raundin e parë u kualifikua pa ndeshje, ndërsa në të dytën mposhti Katharina Menz, pastaj mposhti xhudisten nga Kazakistani Otongestetseg Galbadrakh gjë që bëri të kualifikohet në gjysmëfinale, transmeton portali arbresh.info.
Në gjysmëfinale mposhti xhudisten Uranstetseg Munkhbat nga Moldavia derisa në finale tregoi se ka ardhur për të fituar trofe duke e mposhtur xhudisten nga Moldavia, Naransetseg Ganbaatar.

Këtë sukses nuk e arriti Nora Gjakova pasi pësoi humbje në raundin e parë./arbresh.info.
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit