Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka realizuar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, ndërsa zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm saudit, princin Faisal bin Farhan Al Saud, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, thuhet se gjatë takimit, dy homologët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit, mes të tjerave edhe në fushën e ekonomisë, transportit dhe tregtisë, duke rënë dakord edhe për një varg masash për plotësimin e kuadrit ligjor dhe nxitjen e mëtejshme të investimeve.
“Në rrafshin diplomatik të dy ministrat nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit”, theksohet në njoftim.
Ministri në detyrë Cakaj është shprehur se bashkëpunimi strategjik në një sërë fushash të rëndësisë së posaçme sikurse lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë më tej mes dy vendeve.
Sipas Cakajt gjatë këtij takimi princi Faisal bin Farhan Al Saud konfirmoi gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në ballafaqimin me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu