Hetuesit ukrainas kanë konfirmuar se i kanë nisur hetimet kundër ish-presidentit Petro Poroshenko për të vërtetuar nëse ai e ka kryer veprën penale të tradhtisë kombëtare me nënshkrimin e marrëveshjes së Minsk-ut në vitin 2015.
Zëdhënësja e Byrosë Shtetërore të Hetimeve, Anxhelika Ivanova, konfirmoi të martën se organet e drejtësisë e kanë hapur rastin e hetimeve për tradhti kombëtare ndaj ish-presidentit Poroshenko.
Marrëveshja e Minsk-ut ishte produkt i negociatave që ishin mbajtur gjatë një nate të tërë në kryeqytetin e Bjellorusisë mes liderëve të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës në shkurt të vitit 2015.
Me këtë marrëveshje synohej vazhdimi i zbatimit të një marrëveshjeje për armëpushim, të arritur në vitin 2014. Papritmas, separatistët e përkrahur nga Rusia kishin filluar të fitonin më shumë territore.
Byroja Federale e Hetimeve i ka së paku 13 raste të hapura kriminale, në të cilat ish-presidenti Poroshenko është i dyshuar, dëshmitar ose person i infiltruar në interesa.
Tashmë deputet i kuvendit të Ukrainës, Poroshenko i ka quajtur këto raste konfirmim i qartë i frymës hakmarrëse që po përhapet në Ukrainë, siç ka thënë ai, si tumor kanceroz, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...