Arsenal po dëshiron me patjetër të transferojë mbrojtësin e Manchester United, Chris Smalling.
Smalling për momentin është te skuadra e Romës në formë huazimi, por i ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij, transmeton portali arbresh.info.
30-vjeçari ishte në Manchester United, mirëpo në momentin kur klubi transferoi Harry Maguire, atëherë kërkoi largimin me shpresën për të luajtur më shumë.
Që nga transferimi në kampionatin italian ka qenë një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në Seria A.

Arsenal po dëshiron të përforcojë mbrojtjen dhe po shpreson ta transferojë anglezin në fund të sezonit.
Sipas the Mirror, “Topçinjtë” janë duke garuar me një numër të madh klubeve italiane për shërbimet e lojtarit.
Juventus dhe Inter po mundohen ta transferojë Smalling, derisa Roma është duke provuar ta kompletojë transferimin e këtij të fundit.
Manchester United për lojtarin kërkon 17 milionë euro./arbresh.info
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...