Ukraina dhe Rusia kanë arritur armëpushim të plotë për lindjen e Ukrainës.
Marrëveshja u arrit pas bisedimeve mes presidentëve që u zhvilluan në sy të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
Armëpushimi do t’i japë fund konfliktit pesëvjeçar mes forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të përkrahur nga Rusia.
Ky konflikt ka marrë jetën e 13 mijë personave. Armëpushimi u arrit pas shkëmbimit të të burgosurve dhe tërheqjes ushtarake të Ukrainës në tre zona kryesore të konfliktit.
Në konferencën për media, presidenti rus, Vladimir Putin i ka bërë thirrje Ukrainës që ta ndërrojë kushtetutën për t’i dhënë status të veçantë rajonit Donbas që kontrollohet nga separatistët. Në anën tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, deklaroi se shteti i tij nuk do të japë asnjë pjesë të territorit për paqen me Rusinë./arbresh.info/
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...