Arsenal ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj West Hamit, me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në Premierligë.
Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri suedez Fredrik Ljunberg, këtë fitore e kanë arritur pas pesë humbjeve dhe katër barazimeve.
Në total kishin nëntë ndeshje pa fituar në të gjitha kompeticionet.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me mbrojtësin Ogbonna.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për West Hamin.
Në pjesën e dytë u pa në fushë vetëm një skuadër, Arsenali.
“Topçinjtë” e barazuan rezultatin me Martinellin në minutën e 60’.
Golin e epërsisë në minutën e 66’ e shënoi Nicolas Pepe.
Kapiteni Aubameyang, shënoi në minutën e 69’ për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-1.
Pas kësaj fitoreje Arsenal pozicionohet në vendin e 11 me 19 pikë.
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë