Ministrat e Jashtëm të BE-së sot në një takim në Bruksel i bënë thirrje Shërbimit Evropian për Çështje të Jashtme që të fillojë përgatitjen e një regjimi të sanksioneve evropiane globale. Ky regjim do të zbatohej në rastet e shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në botë dhe do të ishte i barabartë me Aktin Magnitsky të SHBA, sipas Këshillit të BE.
“Ky do të jetë një hap konkret për të riafirmuar rolin udhëheqës të BE në të drejtat e njeriut”, tha shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Ai deklaroi se Shërbimi Evropian për Çështje të Jashtme në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë një Plan veprimi për të drejtat e njeriut dhe demokracinë deri në vitin 2024. Akti Magnitsky është një projektligj i miratuar nga Senati në vitin 2012 dhe është nënshkruar nga presidenti i atëhershëm Barack Obama për të ndëshkuar zyrtarët rusë përgjegjës për vdekjen e Sergei Magnitsky.
Që nga viti 2016, ai ligj lejon autoritetet amerikane, globalisht, të sanksionojnë këdo që ata besojnë se shkelin të drejtat e njeriut, përfshirë ngrirjen e fondeve dhe ndalimin e hyrjes në SHBA. Ndryshe, ligji u frymëzua nga avokati rus Sergei Magnitsky, i cili ndihmoi në zbulimin e një skeme masive të mashtrimit të taksave në Rusi, por u arrestua nga autoritetet dhe vdiq në një burg në Moskë në vitin 2009.
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...