Avokati i Popullit në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë, për të tretin vit me radhë vazhdon me iniciativën e përbashkët për shënimin e 10-dhjetorit, të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, andaj edhe këtë vit për nder të shënimit të kësaj dite, do të organizohet marshi me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”.
Kjo iniciativë ka për qëllim dërgimin e një mesazhi të fuqishëm për angazhim të shtuar gjithpërfshirës dhe ndërinstitucional për promovimin dhe edukimin mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me theks të veçantë për mbrojtjen e së drejtës për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.
Marshi “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, më 10 dhjetor 2019, fillon prej orës 12:00, nga sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdon deri në sheshin “Zahir Pajaziti”. Marshi përmbyllet me nga një fjalim rasti nga Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, dhe znj. Jeta Xharra, nga shoqëria civile./arbresh.info/

“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...