Policia në Hong Kong ka njoftuar sot se demonstratat e vikendit ishin paralajmëruar si të qeta, por në terren situata esklaoi kur demonstruesit filluan të gjuajnë koktej molotovi si dhe të shkruajnë grafite nëpër ndërtesa të qeverisë.
Në protestat e vikendit të kaluar, sipas vlerësimeve të autoriteteve të sigurisë kishin marrë pjesë 183 mijë perona, derisa demonstruesit pohojnë krejt ndryshe – ata janë të bindur se ishin 800 mijë, transmeton Telegrafi
“Edhe pse demonstrata fillimisht dukej e qetë, pas disa minutave eskaloi situata”, ka njoftuar policia të pyetur për rrjedhën e demonstratave të mbajtur gjatë vikendit të kaluar.
Sipas tyre, disa demonstrues kanë shkruar grafite në muret e gjykatës, kanë hedhur koktej molotovi dhe kanë ndezur zjarrin para ndërtesës së gjykatës me ç’rast janë dëmtuar pronat shtetërore.
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër