Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang ka refuzuar bisedimet për kontratën e re me Arsenalin.
Sipas The Mirror, sulmuesi me prejardhje nga Gaboni është i gatshëm të largohet nga “Emirates” në verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Aubameyang ka edhe 18 muaj kontratë dhe “Topçinjtë” në afatin veror lejuan Aaron Ramsey të largohet si lojtar i lirë dhe një gjë të tillë nuk dëshirojnë ta përsërisin, andaj pritet ta shesin në fund të sezonit.

Për tifozët e Arsenalit, Aubameyang ka qenë lojtari më i mirë në skuadër dhe sezonin e kaluar arriti të fitojë Këpucën e Artë në Premierë Ligë.
Barcelona është i lidhur me lojtarin, të cilin po e shohin si zëvendësimi adekuat i Luis Suarez, derisa edhe Real Madrid po shfaq interesim dhe disa raportime thonë që “Los Blancos” janë të gatshëm të sakrifikojnë Luka Jovic plus një shifër të madhe të parave./arbresh.info.
Roy Keane kundër Michael Carrick: Manchester United ka nevoj...
Rama nis vizitën në Izrael, ndalet në Nova Site: Një tempull...
Të pagjeturit, kërkohet presion më i madh ndërkombëtar ndaj ...
Ylli fiton me rikthim ndaj Vëllaznimit
Policia në veri të Mitrovicës ndalon një veturë me mall të k...
Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e mom...