Organizata Sundimi i Demokracisë në Kosovës (SDK) ka organizuar një tryezë me temë “Kujdesi institucional për mirëmbajtjen e hapësirave përreth Liqenit Batllava dhe mundësia e zgjerimit të zonave gjelbëruese, ku ndër tjerash u kërkua që të shqyrtohen mundësit që kjo zonë të shfrytëzohet edhe për turizëm duke vendos kritere të veçanta sepse Orllani dhe liqeni i Batllaves meritojnë të kenë një trajtim dinjitoz dhe të sigurohet një jetë më e mirë për banorët.
Liqeni “Batllava” përveç rëndësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për një numër të madh të banorëve të Kosovës, karakterizohet edhe me bukuritë natyrore që e rrethojnë atë. Veçanërisht në fshatin Orllan është mjaftë zonë atraktive, që i plotëson parakushtet për turizëm.
Shumë qytetarë vizitojnë këtë zonë e cila shihet si atraktive nga ana e tyre, por mungon kujdesi institucional për të krijuar mundësinë e turizmit në këtë zonë.
Nga gjithë akteret prezent në tryezë u pajtuan se problem në ketë zonë vazhdon të mbetet mungesa e përkujdesjes institucional për mirëmbajtje të përhershme të hapësirave përreth liqenit. Andaj si propozim i përmbledhur ishte që niveli lokal, gjegjësisht komuna e Podujevës, duke qenë e përkrahur edhe nga shoqëria civile, do duhej të bëjë presion pozitiv ndaj nivelit qendror që zonat përreth liqenit “Batllava” të kenë kujdesin institucional në mirëmbajtjen e tyre dhe mundësinë e zhvillimit të turizmit.
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe implementohet nga OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë – SDK.
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...