Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva beson se mund të fitojnë tri pikë kundër Manchester United.
City në ndeshjen e kaluar mposhtën Burnley, derisa ndeshjen e radhës do të luajnë me “Djajtë e Kuq”, të cilët dje mposhtën Tottenham.
Silva ka thënë se besojnë që mund të arrijnë të fitojnë tri pikë në ndeshje, transmeton portali arbresh.info.

“E dimë sa i rëndësishëm është derbi për fansat dhe ne gjithashtu duam të fitojmë. Çdo derbi është ndryshe, njësoi siç është çdo sezon ndryshe”
“Kam shënuar në ndeshjet e kaluara, mirëpo nuk ka rëndësi vetëm të shënojmë gola, është të luajmë një ndeshje të mirë. Të fitojmë tri pikë është më e rëndësishmja, shënimi ose asistimi është bonus”
Problemi kryesor për kampionin e Anglisë është që do të luajnë pa qendërsulmuesin Sergio Aguero./arbresh.info.
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...