Një tjetër pallat në Golem, Durrës është shpallur i pabanueshëm ditën e sotme dhe banorët kanë nisur të heqin orenditë nga shtëpitë e tyre.
Elda Menga ndodhet së bashku me zotin Stefan, të cilit i është dëmtuar pallati jo vetëm nga tërmeti i 26 nëntorit por edhe nga ai i shtatorit.
“Problemi jonë është që tani janë plasur kolonat dhe janë plasur dhe në katin e parë banim. Nuk kemi ku të jetojmë. Kati i parë nuk ka qenë i banueshëm, po ndërtohet tani. Shiriti është vendosur para dy ditësh, pasi janë parë ndërtesat që janë të pabanueshme. Tani presim ekspertizën e Tiranës të shohim të shohin kolonat sepse kanë plasur”.
Zoti Stefan tregon se ka një javë që familjen e ka dërguar në Tiranë sepse nuk kanë kur të rrinë.
“Familjen e kam në Tiranë ka një javë sepse nuk kishim ku të rrinim. Të shohin pallatin nëse i banueshëm ose jo sepse kemi ngelur jashtë s’kemi ku të rrimë”, shprehet ai./TCH
Policia e Kosovës: Janar–dhjetor 2025, 99 aksidente fatale m...
Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimi...
BE kritikon Hungarinë pas vetos ndaj kredisë 90 miliardë eur...
Napoli merr një lajm të mirë sa i përket gjendjes së De Bruy...
Shi dhe erë e fuqishme, parashikimi i motit për nesër
Harry Bajraktari: Nuk kam ambicie për t’u bërë preside...