Me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka shprehur urimet më të ngrohta të gjithë burrave dhe grave në uniformë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ai ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e atdheut dhe sigurisë kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-së.
Meta ka theksuar se, “ky 107-vjetor, i gjen Forcat tona të Armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik, duke spikatur me profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënojat e kësaj fatkeqësie natyrore shkatërrimtare, që nxori në pah dhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare”.
“Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë! Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për Atdhe dhe Flamur!”, ka përfunduar Meta.
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...
Rudolph: Kosovës i duhen institucione stabile për agjendën e...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë